Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me lidërët e rajonit, është shprehur se pas vëzhgimit nga afër të situatës së pas tërmetit, qeveria e Serbisë të hënën do të marrë një vendim për të dhuruar një fond për të prekurit në Shqipëri.

 

Kreu i shtetit serb është shprehur se vendi i tij do të kthehet në një nga donatorët e parë sa përket vlerës, por pa e specifikuar atë.

 

“E rëndësishme për ne është që bashkëpunimi ynë të bëhet sa më intensiv. Shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha familjet e personave që vdiqën në këtë tërmet të tmerrshëm që goditën Shqipërinë. Për aq sa mundëm duke dërguar ekipet e shpëtimit, por besoj se gjithë njerëzit në vend tuaj e kuptuan gjithë simpatinë tonë, falenderoj kryeministrin Rama që na çoi në Durrës, ku pamë fëmijë, prindërit, gjyshërit e tyre që kishin humbur të afërmit. Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë domethënëse Shqipërinë, dhe besoj se do të jetë një nga 2-3 apo 4 donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën e zonat e tjera në Shqipëri”.

 

Gjithashtu në fjalën e tij presidenti i Serbisë njoftoi se është arritur një marrëveshje mes Shqiëprisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që “njësitë tona të emergjencës, të shpëtimit të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen kur një tragjedi godet vendet e rajonit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *