E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Vuçiç: Qeveria e re në Kosovë varet nga Lista Serbe

Beogradi zyrtar i ka dërguar një mesazh të fortë qeverisë së re të Kosovës të kryesuar nga Ramush Haradinaj. Gjatë një konference për media, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është shprehur se për herë të parë në histori, qeveria e Kosovës nuk e ka më shumicën dhe se fati i saj varet nga Lista Serbe.

 

Vuçiç ka sqaruar gjithashtu polemikat e Beogradit për bashkëqeverisjen me Ramush Haradinajn, duke thënë se e ka përkrahur Listën Serbe të hyjë në koalicion me PAN-in dhe AKR-në.

 

Reklamë

Një ditë më parë, shefi i Listës Serbë në qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, u shpreh se qeveria e Kosovës tashme varet prej saj. Gjatë një intervistë për televizionin shtetëror serb, Rakiç theksoi se do t’i rikujtojë vazhdimisht detyrimet e qeverisë së Kosovës për formimin e bashkësisë se komunave serbe në veri.

 

Lista Serbe, e cila fitoi 9 deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit, ka 3 ministri në qeverinë e re të përbërë nga koalicioni paszgjedhor PAN-AKR.

Më shumë video

Reklamë