Subscribe

Nje flamur shqiptar ishte vendosur ne zyrën e kryeministrit serb Aleksander Vuçiç, i cili priti këtë te marte sopranon me fame botërore Inva Mula.
Flamuri qëndronte pas krahëve te yllit shqiptar te muzikës klasike, qe do te performoje mbrëmjen e se mërkurës ne Teatrin Kombëtar te Beogradit operën “La boheme” te Giacomo Pucinit. Si kreui i qeverise serbe, edhe artistja shqiptare vlerësuan se shfaqja e saj do te kontribuoje ne promovimin dhe rritjen e raporteve kulturore mes dy vendeve. Shtimi i vizitave apo turneve te artisteve shqiptare e serbe dhe rritja e aktiviteteve te përbashkëta kulturore ishin nje dëshire, qe e ndanë se bashku. Vuçiç nuk e fshehu krenarinë qe pati mundësinë te takonte nje artiste te madhe si Inva Mula, zeri i se cilës i magjepsi shikuesit ne prodhimin e njohur te kinematografisë botërore, “Elementi i peste”.
Shfaqja e sopranos ne operën “La Boheme” është pjese e nje marrëveshjeje per forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve. Per Inva Mulen emocionet jane te mëdha, pasi qe prej vitit 1945 ne skenën e Operës ne Beograd nuk është ngjitur asnjë artist shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *