Subscribe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se në  muajin prill, Bashkimi Europian  do të ndërmarrë  disa veprime konkrete me qëllim që të ndryshojë gjendja aktuale në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.Por kreu i shtetit u tregua i rezervuar per detajet.

Vucic u takua me dy këshilltarët kryesore të kancelares Angela Merkel për politikën e jashtme, të cilët më herët kishin takuar edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në Prishtinë.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

Ata më thanë se kanë kërkuar që të hiqet taksa, që është me rëndësi pasi janë shteti më i fuqishëm europian,  dhe pres që gjatë prillit të ketë lëvizje të reja nga BE në mënyrë që gjërat të ndryshojnë në terren dhe do të shohim nëse kjo do të çojë deri në heqjen e taksës. Nuk jemi afër ndonjë marrëveshjeje sepse nuk po negociojnë gjermanët por ne me ata Kosovën.

 

Shefi i shtetit serb është shprehur pesimist  që taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet shpejte nga qeveria e Kosoves ndersa ka sulmuar platoformen e dialogut te miratuar nga  kuvendi I Kosoves.

 

Platforma që e kanë miratuar është aq e keqe dhe për këtë i njoftova këshilltarët gjermanë me qëndrimin e Serbisë u thashë se është aq e tmerrshme sa nuk shoh që kjo do të ndryshojë në të ardhmen. Platforma ka shumë të tmerrshme ndaj Serbisë.

 

Ditet e fundit janë intensifikuar vizitat e ndërkombëtarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Takimet e tyre me udheheqesit vendas jane perqendruar tek taksa dhe perpjekjet per nje marreveshjes mes Prisahtines dhe Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *