Perëndimi kërkon me çdo kusht zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

 

Vendet e Kuintit më kërkuan takim urgjent lidhur me propozimin franko-gjerman, kështu deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç një ditë pas takimit me të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI SERB

Presioni ndaj Serbisë do të rritet sepse të gjithë duan t’i jepet fund sagës së Kosovës, në mënyrë që të mos shqetësohen me përgjigjet që duhet t’i japin Rusisë. Pasi shpesh herë Rusia i referohet Kosovës dhe Perëndimi do që ta zgjidhë këtë çështje. Ata nuk do të zgjedhin mënyra por mjete për të arritur këtë.

 

Vuçiç tha me tej se asgjë nuk duhet të hidhet poshtë paraprakisht, por gjithçka është e vështirë për Serbinë dhe se në këtë moment asaj nuk i është dhënë asnjë shans.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI SERB

Kur prita përfaqësuesit e Scholz-it dhe Macron-it, refuzova ta marr propozimin edhe pse nuk e dija çfarë përmbante. E refuzova sepse e dija që shqiptarët do e botonin përmbajtje e saj dhe kështu doja të shihja fillimisht përmbajtjen para se ta merrja në dorë.

 

Lidhur me deklaratën e Gabriel Escobar se arritja e marrëveshjes është çështje javësh, e jo vitesh, Vuçiç tha se këtë e ka dëgjuar në shumë biseda, por se nuk mendon se është realiste, sepse sipas tij fillimisht Prishtina duhet të përmbushë marrëveshjet e dakordësuar në marrëveshjen e Brukselit ndër të cilat është edhe Asosacioni i Komunave me shumicë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *