Subscribe

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e sheh me shqetësim krijimin e një qeverie në Kosovë, që do të drejtohej nga koalicioni i forcave të luftës. Në një koment për zgjedhjet ai u shpreh se kjo do të sillte jo pak probleme për serbët.

 

“I ashtuquajturi koalicion i veteranëve, ka fituar shumicën në zgjedhjet e Kosovës. Ky është grupimi që hapur ka kërcënuar serbët dhe kjo do të krijojë shumë probleme për ne.”

 

Megjithatë Vuçiç tha se serbët do të dinë të ruajnë interesat e tyre në Kosovë.

 

“Mbetet për të parë se ç’koalicione duan të formojnë. Ky koalicion ka përballë bllokun unik politik të përfaqësuesve të serbëve, që do të mbrojë interesat e serbëve e të Serbisë. Shqiptarët dhe disa të tjerë nga jashtë kërkuan të kishin një lloj kontrolli të deputetëve serbë në vendimmarrje, por nuk ia arritën”.

 

Vucic falënderoi serbët e Kosovës qe iu përgjigjën apeleve për të votuar, duke treguar edhe dëshirën për dialog serioz me shqiptarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *