Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk pret zgjidhje nga bisedimet e ardhshme me përfaqësuesit e Kosovës në Berlin me iniciativën e Gjermanisë dhe Francës.

Sipas tij, temë e takimeve në samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet më 29 prill në Gjermani do të jetë çështja e taksës dhe vazhdimi i dialogut.

Kreu i shtetit serb deklaroi për mediat serbe se asnjë zgjidhje nuk është në horizont në lidhje me Kosovën.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

Ne presin bisedime të vështira me zyrtarë shqiptarë, nuk do të jetë e lehtë me Merkel dhe Macron, por kjo nuk ka të bëjë me ndonjë zgjidhje për Kosovën. Do të flitet për taksën dhe nëse do të ketë një vazhdim të dialogut. Asnjë zgjidhje nuk po duket në horizont. Kjo është një nga gënjeshtrat që personalisht nuk më shqetëson.

Ai gjithashtu konfirmoi se së shpejti në Parlamenti serb do të do të mbahet një interpelancë për dialogun.

Më 29 prill në samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin do të marrin pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti serb lLeksandar Vuçiç bashkë me kryeministrjen Ana Bërnabiç si dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *