E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vuçiç: Nuk e njohim ligjin për Trepçën

Beogradi nuk e njeh ligjin për kompleksin e minierave te Trepçës, te miratuar javën e kaluar nga Parlamenti i Kosovës. Qeveria e Serbisë njoftoi se ka vendosur te anuloje te gjitha pasojat ligjore te veprimeve te institucioneve te Kosovës per Trepçën. Ne nje konference per shtyp,  kryeministri Aleksandër Vuçiç tha se nuk e kuptonte se perse e kane bere shqiptaret nje gje te tille dhe çfarë kërkojnë te përfitojnë prej ligjit. “Nuk e kuptoj çfarë ideje kane, qe te tregojnë qe e gjithë pasuria është e tyre, por nuk është”, u shpreh Vucic. Megjithatë, ndryshe nga sa kishte paralajmëruar, drejtori i zyrës per Kosovën ne qeverise serbe, Vucic tha se kjo çështje nuk do te shkoje ne Këshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Me ligjin per Trepçën qeveria e Kosovës ka vene nen kontroll këtë kompleks, pasi është pronare 80 perqind e aksioneve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë