E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është shprehur se Serbia nuk e njeh pavarësinë, sipas tij, të njëanshme të Kosovës. Por nga ana tjetër theksoi se arritja e një zgjidhjeje politike është prioritet kombëtar për Beogradin.

 

“Siç e dini të gjithë, ne nuk e njohim shpalljen e njëanshme të Pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë. Por unë këtu dua të flas mbi përpjekjet tona për zgjidhjen e një problemi shekullor. Gjithçka e arritur deri tani, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, ka qenë rezultat i kompromiseve të vështira, me lëshime të bëra nga të dyja palët, por më shumë nga ana jonë.”

 

Reklamë

Duke folur për herë të parë në cilësinë e president të Serbisë, Vuçiç e shfrytëzoi rastin për të prekur edhe më tej çështjen e Kosovës, duke bere thirrje qe të mos pranohet në UNESCO.

 

“Përpara se të hyja në këtë salle, dëgjova se autoritetet e Prishtinës kanë siguruar shumicën e nevojshme për statusin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos e lejoni një gjë të tillë, pasi ata njerëz morën pjesë në shkatërrimin e manastireve dhe kishave serbe.”

 

Vuçiç është takuar në Nju Jork edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, të cilin e ftoi të vizitojë Serbinë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë