Subscribe

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës së tij në veri të Kosovës, ka deklaruar se do të insistojë gjatë bisedimeve në Bruksel, që Prishtina zyrtarë të mos miratojë një ligj për shndërrimin e Kombinatit të Trepçës në një ndërmarrje publike. Këto komente, Vuçiç i ka bërë gjatë vizitës së tij në Leposaviq, ku është shoqëruar dhe nga zyrtarë serb në Kosovë.

“Në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi, nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës republikë e Kosovës. Do të insistojmë në Bruksel, nuk fyejmë askënd, dhe s’dëshirojmë të japim fjalë të mëdha, por Trepçën do ta ruajmë”.

I menjëhershëm ka qenë reagim i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili përmes një komenti të shkurtër në Facebook i ka bërë thirrje qytetarëve të tij se Trepça është dhe do të mbese e Kosovës. Ndërkohe Vuçiç ka vijuar viziten e tij me ne veri të Mitrovicës e Zubin Potok. Gjate takimi ku kërkoi krijimin e bashkësisë së komunave serbe, Vuçiç tha se sot me shume se kurrë, Beogradit i nevojitet nje politike pa konflikte ne rajon. Vizita e Vuçiç është paraprirë nga incidente. Nje granate dore është hedhur ne vendin ku ai do te zhvillonte takimin. Shpërthimi ka shkaktuar vetem dëme te vogla material. Ndërkohe ka pasur debate për lejeqëndrimin e tij, por kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaroi se Ministria e Çashme ka aprovuar hyrjen e tij ne territorin e shtetit me te ri ne Ballkan.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *