E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vuçiç: Nuk e lëshojmë Kosovën, nuk i falim askujt asnjë pëllëmbë nga toka jonë

Gjatë një ceremonie  për promovimin  e oficerëve të  policisë, presidenti serb Aleksandër Vucic  ka dërguar një mesazh për qeverinë e Kosovës.

 

Reklamë

Në fjalimin e tij ai është shprehur se territorin  e shtetit të tij nuk ja jep askujt duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

 

Reklamë

“Dhe në fund, ata që kërcënojnë Serbinë dhe popullin tonë sot nuk e kanë kuptuar kurrë se sa të fortë jemi ne, vendosmërinë tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur atë që është e jona. Ne e duam vetëm që të jetë e jona dhe për këtë arsye s’ia japim askujt Kosovën, as ndonjë pjesë tjetër, asnjë pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tone.

 

Ndër të tjera Vucic foli dhe për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake ,duke shtuar se këtë e arrijnë me përparim ekonomik.

 

Mbi këtë temë ka folur dje dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili u shpreh se e sheh me shqetësim që  Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia apo Kina.

Vazhdo të lexosh

Reklamë