Subscribe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç prezantoi këtë të martë në Kuvend raportin për dialogun me Kosovën nga 15 qershori i qershori i 2021 deri më 1 shtator të këtij viti. Vuçiç pohoi para deputetëve se ai nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Si dikush që u betova në Kushtetutë, dua të them se asnjëherë as në mënyrë direkte as indirekte nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të mungoj në luftën për Kosovën.

 

Sipas kreut të shtetit serb, Beogradi është gjithmonë i hapur për dialog me Prishtinën dhe se asnjëherë nuk ka kontribuar në krizë.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Serbia nuk mori pjesë në gjenerimin e krizës në asnjë mënyrë. Pavarësisht gjithçkaje, Serbia është e gatshme për dialog.

 

Vucic shtoi se askush nuk duhet të ketë iluzione, pasi Kosova është fëmijë i Perëndimit dhe se SHBA dhe BE nuk do të heqin dorë kurrë prej saj.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Integriteti territorial është një frazë e shenjtë kur flitet për Ukrainën, por kur bëhet fjalë për Serbinë, ajo është e vogël dhe dëshiron të nëpërkëmbet. Në të gjitha bisedat me përfaqësuesit e vendeve perëndimore, Serbisë i thuhet se nëse dëshiron të ecë përpara, duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, në të kundërtën do të mbetet në anën tjetër anën e perdes dhe nuk do të jetë në gjendje të përparojë.

 

Kompromisi me Kosovën, sipas presidentit serb, nuk varet vetëm nga ai, ndërkohë që presioni për njohjen është shtuar.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Në ditët e fundit janë të qarta edhe përpjekjet për të ndryshuar plotësisht kornizën e bisedimeve për Kosovën nga negociatorët ndërkombëtarë. Për ta është shumë e rëndësishme që të shkojmë drejt njohjes joformale të pavarësisë së Kosovës dhe presioni do të rritet.

 

Sipas Vucic perëndimi nuk dëshiron një tjetër konflikt në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *