Subscribe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën. Kreu i shtetit serb thote se eshte i gatshëm te vijoje dialogun por sipas tij duhet te behen te qarta temat qe do te shtrohen ne tryezën e negociatave.

 

“Më thonë se do të ishte mirë të njihni Kosovën. Edhe po të bëhesha lider botëror këtë nuk e bëj! Kjo nuk më intereson. Nuk më intereson të bëhem lider botëror. Dhe çfarë të bëjmë tani? E them se një gjë të tillë nuk do ta pranoj. Pikë. Serbia ka qenë gjithmonë për dialog me Prishtinën dhe me të gjithë. Megjithatë ne duhet ta dimë se për çfarë po flasim.’

 

Presidenti i Serbisë ka kritikuar Bashkimin Europian qe nuk ka reaguar ndaj kërcënimeve qe sipas tij vijne nga shqiptarët. Ai e ka quajtur te rrezikshme edhe idenë e heqjes se kufirit mes Kosovës e Shqipërisë.

 

“Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të befasohet me qëllimet e tilla të shqiptarëve. Në bllokimin e rrugëve në Kosovë gjatë vizitës sime, askush nga pjesëmarrësit e dhunës nuk mbante flamur të Kosovës, por të Shqipërisë.’

 

Vucic këmbëngul qe Serbia nuk duhet te dale e humbur nga marrëveshja përfundimtare qe mund te arrihet mes Beogradit dhe Prishtines me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *