Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk beson se Prishtina do ta tërheq vendimin për rritje të taksës në 100 për qind për mallrat nga Serbia, as pas thirrjes nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

 

Në fjalën e tij Vuçiç theksoi se serbëve nga Kosova në takimin e ësaj të enjte do t’ju kërkojë vazhdimin e protestave të qeta.

 

Ndër të tjera ai ka thënë se ndihet i lumtur që serbët nga Kosova kanë reaguar në mënyrë të civilizuar duke u bërë faktor i rëndësishëm politik.

 

“Do t’i porosis të vazhdojnë protestat e tyre në mënyrë të qetë, e ne do të bëjmë çdo gjë në fuqinë tonë në mënyrë që të sigurojmë stabilitet dhe paqe, por nuk dua të flas për ndikimet ekonomike. Është me rëndësi të mundohemi të arrijmë kompromis, por nëse nuk mund të arrijmë kompromis rreth respektimit të marrëveshjes së CEFTA-s de marrëveshjes së Brukselit, frikësohem se asnjë kompromis tjetër nuk është i afërt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *