Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë...

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm do të...

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave...

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet...

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe të plagosur...

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18...

SHBA njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania, Berlini:...

Vuçiç non-grata dhe bllokim pronash nga SHBA? Reagon Presidenti: S’kam frikë , sepse nuk kam prona jashtë Serbisë

8 Nëntor 10:48

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic tha më 7 nëntor se nuk ka frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit “sepse nuk i ka”.

Komentet e tij vijnë edhe pas publikimit të një letre nga një grup i kongresistëve amerikanë, të cilët, sipas disa mediave, i kanë bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të shqyrtojë një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për personat që i kontribuojnë destabilizimit të situatës në Ballkanin Perëndimor.

Në letër, ndër të tjera, thuhet se mediat pro-qeveritare në Serbi po avancojnë “në një marrëdhënie të dobishme reciproke me Qeverinë”, si dhe se punët e kompanisë shtetërore, Telekom Srbija janë “të mbuluara me fshehtësi”.

Po ashtu thuhet se presidenti serb ka thelluar korrupsionin në Serbi, duke përfshirë përdorimin e krizës së pandemisë si arsyetim për të mbuluar shpenzimet shtetërore dhe për të blerë pajisje mjekësore dhe respiratorë mbrojtës.

Vuçiq vlerësoi se blerja e respiratorëve “nuk është dëshmi e ndonjë korrupsioni”, por e luftës së tij për Serbinë.

“Unë gjithmonë do ta përsëris atë në të ardhmen,” tha ai.

Sipas Vuçicit, teksti i letrës duket sikur “dikush e ka shkruar qëllimisht kundër Telekomit dhe unë isha aty si udhës”.

“I lus që të më ngrijnë pronën jashtë vendit. Nuk mund të gjeni as një, sepse nuk e kam jashtë vendit”, tha Vuçic, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Vuçiq tha se kërkesa është nënshkruar nga disa kongresistë të Partisë Demokratike dhe se (letra) është “njëpartiake”, dhe se do të shihet se sa kongresistë do ta nënshkruajnë “rezolutën” serbe në muajin e ardhshëm.

“Të shohim sa miq ka Serbia në Kongresin amerikan”, tha Vuçic.

Lidhur me faktin se Serbia nuk është në mesin e vendeve të ftuara në Samitin online për Demokraci, të organizuar nga presidenti Biden, Vuçic tha se “secili ka të drejtë të vlerësojë demokracinë e dikujt tjetër ashtu siç dëshiron. ”

Çfarë thuhet në letër?

Në një letër të botuar fillimisht nga e përditshmja Vijesti në Podgoricë dhe portali rajonal N1, shtatë kongresistë demokratë, më 5 nëntor, shprehën shqetësim për situatën politike në Serbi dhe ndikimin që një situatë e tillë mund ta ketë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Ky grup kongresistësh i bëri thirrje presidentit të SHBA-së të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të Urdhrit Ekzekutiv 14033 – “Bllokimi i pronës dhe pezullimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për persona të caktuar që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor”, në mënyrë që të avokojë një Qeveri serbe më transparente dhe më të përgjegjshme që respekton demokracitë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Letra gjithashtu thekson se liria e medias nuk është vetëm një vlerë kyçe amerikane e përfshirë në Kushtetutën e SHBA-së, por se ajo është gjithashtu e rëndësishme për politikën e jashtme amerikane dhe për të kundërshtuar autoritarizmin në mbarë botën.

Letra vlerëson gjithashtu se aferat e kompanisë shtetërore Telekom Srbija janë “të mbuluara me fshehtësi”, dhe se marrëveshjet ndërmjet qeverisë dhe mediave, siç thuhet, “dëmtojnë normat demokratike, heshtin kritikët dhe fuqizojnë individët e korruptuar”.

“Ne inkurajojmë administratën tuaj që të punojë me presidentin Vuçic dhe të tjerët për të mundësuar që të gjitha burimet mediale të përparojnë dhe të raportojnë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme”, thuhet në letrën drejtuar presidentit amerikan.

Administratës amerikane i kërkohet të mbajë Serbinë përgjegjëse në nivelin më të lartë kur bëhet fjalë për standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke përfshirë periudhën e fushatës zgjedhore dhe vetë numërimin e votave.

Letra u nënshkrua nga kongresistët Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakowsky, James P. McGovern, Mike Quigley dhe Jim Costa./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Non Grata Prona SHBA Vucic

Nga e njëjta kategori

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa ti bën lek nga regjimi i Ramës

më shumë...

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e tij përlotet në Ferma Club: Besoj te Vanesa, kemi patur probleme të mëdha pas divorcit të djalit

më shumë...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet qytetarit: Partia ka garën më të ndershme, kandidatët e Ramës s’mund të marrin pjesë

më shumë...

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18 të arrestuar dhe 8 në kërkim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:35

Këto janë anët më të këqija të...

5:27

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini...

5:05

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm...

4:58

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

4:22

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në...

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

1:51

Klodit nuk i del inati me Mozën...

1:36

“Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna...

1:14

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e...

1:02

Këshillim për degën e studimit, ekspertët: Gjithnjë...

12:53

Afrimiteti me Mozën strategji? Ervin Kapaj flet...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit e sfidës në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.