Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me...

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët e opozitës...

E djathta në Kolumbi fiton zgjedhjet, Abelardo de la...

Sherr mes çiftit, burri godet me thikë gruan në...

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse, puthje dhe...

Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat e bardha...

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi i çdo...

Evropa në valën e të nxehtit: Temperaturat arrijnë deri...

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

Rusia godet një anije mallrash në Detin e Zi,...

Vuçiç: Një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut

13 Maj 16:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen të forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.

Vuçiç u tha gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, por shtoi se informacionet janë nga “burimet zyrtare”.

Ai po ashtu tha se Prishtina ka paralajmëruar se do të ndajë 100 milionë euro në vit për ushtrinë – shumë që, sipas tij, është e pakrahasueshme me Serbinë, e cila ndan dy miliardë euro.

“Këto nuk janë të dhëna të krahasueshme, nuk duhet të kemi frikë, por është e qartë ajo që dikush dëshiron të bëjë”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se do të përpiqet të flasë për këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, tha Vuçiç.

UNMIK-u, përkatësisht Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara, është vendosur në Kosovë në vitin 2000, pas sulmeve ajrore të NATO-s në caqet e ushtrisë serbe.

Ai është vendosur në bazë të Rezolutës 1244, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999 dhe e cila është ende në fuqi.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, UNMIK-u ia ka dorëzuar shumicën e përgjegjësive të tij Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë po ashtu në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova./ REL

Posted Under:
Kosova Rajoni
Tagged:
KFOR Tërheqje UNMIK Vucic

Nga e njëjta kategori

Aksidenti tragjik në Gjermani, dy vajzat shqiptare që humbën jetën ishin motra

më shumë...

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Kosova, 18 dhe 24 vjeç

më shumë...

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

më shumë...

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:44

36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe...

2:42

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët...

2:28

E djathta në Kolumbi fiton zgjedhjet, Abelardo...

2:02

Sherr mes çiftit, burri godet me thikë...

1:55

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse,...

1:45

Tentoi t’i shpëtonte arrestimit nga policia, përplasi...

1:36

Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian...

1:12

Javë vendimesh të rëndësishme, Meri Gjini bën...

1:05

Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat...

12:59

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi...

12:50

Evropa në valën e të nxehtit: Temperaturat...

12:45

Festivali Kombëtar i Sazeve, grupet folklorike performojnë...

11:59

Sezoni i Gaforres sjell fat dhe mundësi,...

11:40

Aeroporti i Vlorës, Pacolli thirrje SPAK për...

Denis Çumani
11:06

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë,...

10:49

I riu me motoçikletë përplas 71-vjeçaren në...

10:43

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

10:29

Rusia godet një anije mallrash në Detin...

10:26

Ylli Pango dëshmon për “Partizanin”: Isha pro...

10:19

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në...

Më të klikuarat

  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban...
  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.