Subscribe

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, nisi zyrtarisht vizitën dyditore në veri të Kosovës. Pas orës 14:00, Vuçiq ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Bërnjak që ndodhet në komunën veriore të Zubin Potokut.

Eskorta e Vuçiqit po sigurohet nga Policia e Kosovës, e cila, sipas njoftimeve zyrtare, ka koordinim edhe me KFOR-in dhe EULEX-in.

Vizita e Vuçiqit ishte vënë në pikëpyetje për faktin se autoritetet e Kosovës, fillimisht i kishin lejuar atij vizitën në pjesën veriore, por jo edhe realizimin e agjendës për vizitë te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës).

Mirëpo, siç kanë deklaruar zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, vizita te Liqeni i Ujmanit ishte lejuar pas trysnisë së Bashkimit Evropian, ngase të premten, Vuçiq në shenjë proteste, kishte refuzuar ta takonte presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Liqeni i Ujmanit, nga Serbia dhe presidenti Vuçiq po cilësohen si burim dhe pasuri ekonomike serbe, çka kundërshtohet ashpër nga autoritetet në Prishtinë./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *