Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje BE që të ketë një ndikim më të fuqishëm në lidhje me heqjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

 

Vuçiç, përmes një konference për media në Beograd, ka kërkuar që Prishtina të heqë taksën, duke thënë se është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve.

 

“I kërkoj që BE-së që kërkesat e saj ndaj palës shqiptare të jenë më të qarta dhe më specifike, jo sepse do t’iu gëzohesha atyre, por mendoj se e kemi shumë të rëndësishme të vazhdojmë të bisedojmë për serbët në Kosovë dhe për neve”.

 

Vuçiç tha se ka dëgjuar nga Prishtina se qëllim kryesor i taksës është t’i sjellë Serbisë dëm ekonomik dhe politik.

 

Gjithashtu Vuçiç ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën me heqjen e taksës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *