E mërkurë, 30 Shtator 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vuçiç: Në SHBA jo për njohje, takimi i Washingtonit mund të shtyhet

President i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar para gazetarëve se takimi i planifikuar në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, mund të shtyhet.

Reklamë

Ai tha para gazetarëve se për datën e takimit nuk është endosur ende, por theksoi se kurdo që të ndodhë – nuk ka shanse të nënshkruhet asnjë marrëveshje në asnjë rrethanë për njohjen e Kosovës.


ALEKSANDER VUÇIÇ


PRESIDENT I SERBISE


 “Unë do të doja që në axhendën e diskutimit të flasim veëm për çësthjet eonomike, nuk e di nëse do të paraqiten tema tjera, pasi për dialogun politik dhe çështjen e statusit është përgjegjës Bashkimi Evropian, por nuk e përjashtojmë mundësinë e ndonjë befasie”.

Vuçiç u shpreh gjithashtu se i ndjek me vëmendje mediat në Prishtinë lidhur me çësthjen e dialogut dhe mbështetjen e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian ndaj Kosovës.

Nga ana tjetër qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk ka informacione për shtyrjen e takimit në Washington.

Këshilltari për mediat i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se “nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për mundësinë e shtyrjes së takimit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë