Subscribe

Aleksandër Vuçiç, i cili te mërkurën merr zyrtarisht detyrën si president i Serbisë, ka mbajtur këtë te marte konferencën e fundit si kryeministër. Ai ka bere nje bilanc te punës se tij ne krye te qeverise, duke theksuar se fale reformave dhe nismave te ndërmarra reputacioni i Serbisë është me i larte se kurrë.

 

“Kemi mbrojtur interesat shtetërore te Serbisë përmes dialogut me Kosovën ne Bruksel, por shume sfida na presin ne te ardhmen ne kete drejtim. eshte shume e rëndësishme qe kemi zhvilluar nje politike te jashtme te arsyeshme dhe qe promovon paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone.” 

 

Duke folur ne lidhje e orientimin e Serbisë, Vuçiç tha se objektiv i vendit nuk duhet te jete vetëm Europa Perëndimore, edhe pse BE-ja është fokusi kryesor, por edhe marrëdhëniet e forta me aleatet si Rusia, Kina e SHBA-ja.

 

“Ne do te vazhdojmë rrugën tone drejt BE-se, por do te ruajmë edhe miqtë tanë tradicionale,” – theksoi presidenti i zgjedhur. Vuçiç e mbylli konferencën me shprehjen se kërkon te mbahet mend ne Serbi, ashtu siç gjermanet përmendin Gerhard Shrederin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *