E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vuçiç në Këshillin e Sigurimit, pretendon se shtypja ndaj serbëve në Kosovë është shtuar

Sot në seancën e Këshillit të Sigurimit është diskutuar për situatën në Kosovë.

Në këtë seancë foli edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Reklamë

Vuçiç pretendon se nga 8 shkurti, kur edhe u mbajt seanca e kaluar e KS të OKB-së, është shtuar shtypja ndaj komunitetit serb.

“16 sulme me motive etnike ndaj serbëve, përfshirë edhe sulmet me armë ndaj banorëve në Graçanicë dhe tek të kthyerit në perëndim të Kosovës, dhuna policore e heqjes së tabelave të veturave dhe komunave”, tha Vuçiç. 

Ai foli edhe rreth vendimit për ndalimin e dinarit i cili tha se kjo po shkakton vështirësi në jetën e minoritetit serb.

Këtë vendim kreu i shtetit serb e konsideron si të njëanshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë