Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave në Itali

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut, stuhi e...

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush janë emrat...

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë kanë mbaruar

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një pallat 10-katësh...

Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar për vendimet kyçe

Trump bën udhëtimin e parë me “Air Force One”...

95-vjetori i Shërbimit të Ndërlidhjes, Nufi: Shqipëria ka rritur...

Vuçiç: Në janar, ndërkombëtarët në Beograd për marrëveshjen me Kosovën

30 Dhjetor 14:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të vijnë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të insistojnë në nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. “Unë pres që burra të mëdhenj dhe gra të mëdha nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për Kosovën dhe Metohinë, por do të luftojmë”, tha ai.

 

 

 

Vuçiq tha se për të është e rëndësishme të përmbushen garancitë e bashkësisë ndërkombëtare, në bazë të të cilave serbët në veri të Kosovës i hoqën barrikadat nga pikat kufitare drejt Serbisë. “Situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni”, tha Vuçiq, pasi serbët lokalë mbajtën të bllokuara rrugët në veri të Kosovës për 20 ditë. Ai ka deklaruar se i frikësohet “papërgjegjshmërisë” së disa përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe “arrogancës” së autoriteteve të Prishtinës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti në një takim Nikola Nedeljkoviqin nga Beogradi, i cili u lirua më 28 dhjetor, pasi kishte kaluar gjashtë muaj burgim në Prishtinë.

 

 

Nedeljkoviq u dënua me tetë muaj burgim për nxitje të urrejtjes etnike. Gjykata e Apelit në Prishtinë më pas ia uli dënimin në gjashtë muaj. Nedeljkoviq u arrestua më 28 qershor derisa serbë nga anë të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë po festonin atë që njihet si Beteja e Kosovës në Gazimestan, afër Obiliqit. Tre oficerë të Policisë së Kosovës, duke vepruar si dëshmitarë, akuzuan Nedeljkoviqin se kishte bërtitur “Vriteni Shqiptarin”, gjatë ngjarjes.Vuçiq ka deklaruar se Nedeljkoviq vetëm ka bërtitur “Serbia” dhe ka bërë një fotografi me një flamur, ku shkruhej “Nuk ka dorëzim”.  Nedeljkoviq tha se nuk urren askënd, por se e do dhe e respekton vetëm vendin e tij. Ai pranoi ofertën e Presidentit të Serbisë për t’u angazhuar në punë humanitare në kuadër të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.“Do të isha më i lumtur nëse do të mund të ndihmoja  njerëzit tanë në Kosovë dhe të bëja punë humanitare”, tha ai.

 

 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Nedeljkoviq do të trajtohet si person cili nuk ka kryer ndonjë vepër penale në Serbi.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
marreveshja me kosoven Nderkombetaret Vucic

Nga e njëjta kategori

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut, stuhi e përmbytje në Shkup

më shumë...

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush janë emrat e propozuar

më shumë...

Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar për vendimet kyçe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:17

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave...

7:37

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi...

7:31

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut,...

7:27

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush...

7:26

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

7:08

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë...

6:57

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një...

6:37

Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar për vendimet...

6:36

Trump bën udhëtimin e parë me “Air...

6:30

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve inkurajohen...

6:12

95-vjetori i Shërbimit të Ndërlidhjes, Nufi: Shqipëria...

6:02

Izraeli: Trupat tona do të vijojnë të...

5:57

I përfshirë në rrjetin e trafikut të...

5:45

Kushtetuesja, vendim pro Veliajt! Rrëzoi Gjykatën e...

5:44

Nis shpërndarja e bonusit të verës, Ibrahimaj...

5:24

Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

5:21

Parashikimi i motit për ditën e enjte

5:02

“Nuk ndryshon norma e interesit”, Sejko: Rritja...

4:34

Trump për negociatat në Doha: Irani nuk...

4:22

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • “Do bëj këngë me Taynën”/ Moza Ahmeti zbulon mar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.