Subscribe

 

Shtyrja e vizitës ne SHBA nga kancelaria gjermane Merkel per shkak te motit te keq, afroi vizitën e kryeministrit serb Vuçic ne Berlin.

 

Ketë pasdite ai do te takohet me shefen e qeverise gjermane për te diskutuar disa çështje, mes te cilave edhe per dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Zhvillimet ne rajonin e Ballkanit Perëndimor, per te cilat Serbia ka shprehur shqetësim, perspektiva europiane e saj, por edhe raportet dypalëshe e bashkëpunimi ekonomik janë te tjera pika ku do te fokusohet takimi.

 

Vizita e Vuçic vjen ne nje kohe qe parlamenti i Kosovës ka votuar nje rezolute për ngrirjen e bisedimeve Prishtine-Beograd deri ne lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj. Per ketë çështje ka reaguar edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, qe e cilësoi rezolutën bllof te palës kosovare.

 

“Nuk besoj se presidenti Hashim Thaçi dhe përfaqësues të tjerë të Kosovës janë shumë të shqetësuar në lidhje me Haradinajn. Këtu bëhet fjalë për diçka tjetër, unë mendoj se ekziston një frikë se Gjykata Speciale do të merret me zyrtarë të tjerë nga Kosova. Ky është një rast i paprecedent. Është njësoj sikur Serbia te thotë se nuk dëshiron që të marrë pjesë në dialog, vetëm se dikush arrestohet ose dënohet”.

 

Daciç kërkoi angazhim te Bashkimit Europian per zgjidhjen e këtij problemi, pasi Brukseli drejton negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *