Serbia do të përballet këtë vit me një ultimatum: Të njohë pavarësinë e Kosovës ose te  heqë dorë nga perspektiva e shpejtë Europiane deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

E sigurt është se këtë vit do të kemi përpara vetes  një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Europian, nëse e njohim Kosovën. Do të na propozojnë një zgjidhje, Plani i Ahtisarit plus. Do të na ofrojnë edhe një  status të  posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha. E pastaj, çfarë do të bëjmë ne? Do ta pyesim popullin në referendum se çfarë mendon.

 

Por kreu i shtetit serb pohoi se ai nuk pranon kurrë ultimatume duke lene te kuptohet se Serbia duhet te kete perfitime ne kembi te njohjes.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

Por është mjaft e sigurt që unë kurrë nuk kam pranuar ultimatume, pasi është e sigurt që unë do të përpiqem të gjej zgjidhjen më të mirë për popullin serb, por gjithashtu të përpiqem të mos rrezikoj paqen dhe stabilitetin, dhe të mos e çoj Serbinë në luftë. Jam i bindur se deri në fund të vitit do të marrim diçka që nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë, por as nuk do të refuzojmë.

 

Vuçiç nuk bëri të qartë nëse ka një propzim konkret nga Bashkimi Europian, apo nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që nga ana tjetër Kosovës po i kërkohet heqja e taksës 100 përqind për produktet serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *