Subscribe

Në Bruksel mbahet takimi Mustafa-Vuçiç me ndërmjetësimin e shefes se diplomacisë evropiane Federica Mogherini, ne fokus të të cilit është pakti per krijimin e bashkësisë se komunave serbe, qe ka ndezur debate ne Kosove, por edhe ne Serbi. Tryeza e diskutimeve është paraprirë nga takimet e ndara të zyrtares se lartë të Brukselit Mongerini me kryeministrat kosovar e serb. Negociatat per normalizimin e raporteve mes dy vendeve vijnë pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese te Kosoves vitin e kaluar, qe sqaroi se pjese te marrëveshjes nuk janë ne përputhje me ligjin themeltar te shtetit. Mediat serbe shkruajnë se Brukseli pritet te beje presion ndaj Beogradit zyrtar qe ta pranoje kete vendim. Marrëveshja per komunat serbe ishte nje nga shkaqet qe e çoi opozitën kosovare ne bojkotin e punimeve te parlamentit dhe ne protesta, pasi e konsideron atë te dëmshme për sovranitetin e Kosovës. Ky eshe takimi i pare mes kryeministrit Mustafa dhe homologut te tij serb Vuçiç per këtë vit, ne kuadër te bisedimeve dypalëshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *