E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Bota

Vuçiç mbërrin në Moskë, pritet takimi me Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbërritur në Moskë. Ai pritet të marr pjesë në paradën e fitores që do mbahet më 9 maj në sheshin e kuq. Në kuadër të vizitës së tij në Rusi, ai do të zhvillojë edhe një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Pas shumë vitesh, sërish në Moskë. jam krenar për luftën anti-fashiste të popullit tim serb dhe falënderues për ndihmën e jashtëzakonshme që morëm nga ushtria e kuqe gjatë çlirimit të Serbisë”, ka shkruar presidenti serb në “Facebook”

Edhe pse është paralajmëruar nga Bashkimi Evropian për pasojat e vizitës së tij në lidhje me integrimin në union,  Vuçiç mori vendimin për të qënë pjesë e kësaj ceremonie

Vazhdo të lexosh

Reklamë