Subscribe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se do të jetë shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje për Kosovën.

 

 

Është shumë e qartë se ne jemi shumë larg nga çdo marrëveshje dhe se ajo do të jetë e vështirë. Por është shumë e rëndësishme sepse do të hyjë në histori. Do të dihet se çfarë kemi mundur të kemi dhe çfarë kemi humbur për një kohë të gjatë deri më tani.

 

Por kreu i shtetit serb siguroi se Serbia do të dalë e fituar nga marrëveshja e Brukselit.

 

Në marrëveshjen  e Brukselit, ne shmangim mbështetjen për hyrjen e Kosovës në OKB, gjithashtu shmangim faktin që të ketë forca policore kosovare në Veri. Shqiptarët  do të kishin 70 për qind të policëve dhe ne vetëm 30, ndërsa sot kemi 98 për qind të policëve në Veri.

 

Rruga e negociatave sipas Vuçiç nuk ka më kthim prapa dhe Serbia sipas tij, duhet të mbrojë deri ne fund interesat e qytetarëve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *