Marko Gjuriç, drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi bashkë me sekretarin e presidentit serb, Nikola Selakoviç zhvilluan një takim me serbët e Mitrovicës veriore, ku kanë premtuar përkrahje të vazhdueshme për serbët e kësaj ane.

 

Selakoviç ka përmendur në këtë takim edhe arrestimin e Gjuriçit kohë më pare. Gjatë fjalës së tij Gjuriç, ka kritikuar priftin serb, Sava Janjiç, i cili paralajmëroi trazira dhe shpalljen e autonomisë së veriut.

 

Zyrtari serb tha se flet me përgjegjësi të madhe para serbëve që jetojnë në Kosovë.

 

“Shumë armiq tanë në ditët e sotme e di që do të dëshironin të na shihnin që jemi kundër njëri-tjetrit, por që ju nuk e keni lejuar këtë. Nuk do të merrem me ata që ju quajnë të ashtuquajtur serbë”.

 

Gjithashtu pjesë e takimit përmes një lidhje telefonike ka qenë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se zgjidhja e problemeve me Kosovën për momentin është larg, por ka theksuar se po luftojnë për një zgjidhje pozitive.

 

Përkrahje për serbët premtoi edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *