Subscribe

Aleksandër Vucic kërkoi nga Kosova që të mos e kërcënojnë me procese gjyqësore për gjenocid.

 

“A po e kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë. Kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë atë,” thotë Presidenti Vuçic.

 

Vucic shtoi se ndryshe nga deklaratat në media, shumë faktore rreth e qark Serbisë dhe Kosovës, janë pro ndryshimit të kufijve.

 

“Kur dëgjoni reagimet e njerëzve nga jashtë të cilët thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, ju e dini që ata po ju gënjejnë hapur – ata janë pro ndryshimit të kufijve të Serbisë.”

 

Presidenti serb shtoi se për Evropën, Serbia është e suksesshme vetëm pa Kosovën.

 

Fuqitë e mëdha kanë bërë gjithmonë të njëjtën gjë, domethënë, ata duan bashkimin kundër serbëve, “tha Vucic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *