Subscribe

Kryeministri Edi Rama tha ne konferencen me gazetaret se Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz duhet të mbyllin në një konferencë Vuçiçin e Kurtin derisa të zbatojnë planin franko-gjerman.

 

Ai shtoi se shperthimi i perplasjes me Kosoves dhe Serbise do te sillte pasoja te jashtezakonshme.

“Vajtje-ardhjet në Bruksel me këto xhirot ku shkon puna deri në pikën që palët bëjnë edhe konferenca shtypi, do të shkoj apo jo, ndërkohë që situata në terren degradon përditë. Shpërthimi i asaj situate në formën e një përplasje do të kishte pasoja të jashtëzakonshme për të gjithë prandaj është e rëndësishme që të dy liderët, bashkë me këdo qoftë rreth tyre, të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi pa të drejtë daljeje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi dhe të trajtohen pikat që askush nuk i kundërshton por në të njëjtën kohë secili ia hedh tjetrin fajin se pse nuk zbatohen, sepse nuk ka vullnet. Ky është fakti. Dhe ka një dehje nga ky karshillëku në të gjithë planetin demokratik por realiteti i përditshëm sot.”, tha Rama.

 

Rama i beri apel Vucicit dhe Kurtit qe te dalin nga ajo qe ai e quajti lojë politike Tomy $ Jerry.

 

Duhet të evitojmë skenarin e përkeqësimit të pozicionit të Kosovës, por edhe të izolimit të Serbisë, sepse nuk janë aspak skenarë të mirë për ne, për interesin tonë kombëtar. Cdo gjë që ndodh rreth e rrotull na cënon ne në këtë rrugë, për t’u bërë ato që duam të bëhemi si shtet. Cfarë destinacioni turistik i nivelit të lartë duhet të bëhemi ne, nëse Ballkanin zhgarravitet nga konflikti, sikur edhe vetëm 3 orë të jetë.Fakti që sot ka nisur një valë e parë sanksionesh cfarë të mire i sjell të nesërmes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *