E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 50 minuta më parë
Kosova

Vuçiç: Kur të hiqet taksa, vazhdon dialogu me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sërish se vendi i tij është i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në të ardhmen, por bllokimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën mund të hiqet vetëm kur Prishtina të heqë taksën “e paarsyeshme” mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

 

Gjatë takimit me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandr Chepurin, është diskutuar në lidhje me situatën në rajon, në veçanti për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë.

 

Reklamë

Duke folur për vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin, ditë më parë në Serbi, Vuçiç tha se ajo ishte “e një rëndësie të madhe” për zhvillimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

 

Ndërkohë Chepuri tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë janë në një nivel të lartë dhe se dëshira dhe synimi i Moskës për të punuar në thellimin e bashkëpunimit janë dëshmuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë