E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Vuçiç kundër Ramës e Thaçit

Deklarata e fundit e kryeministrit Edi Rama për  “Politico” se nëse dështon perspektiva e anëtarësimit per Ballkanin Perëndimor, vendet e tij do te kërkonin krijimin e unioneve te vogla, ka sjellë reagimin e presidentit të zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Duke marrë shkas edhe nga një koment i presidentit të Kosovës, Thaçi, sipas të cilit shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme nëse BE i mbyll derën Kosovës, Vuçiç ka kërkuar që të mos bëhen më deklarata të tilla.

 

 “Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk i kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme.”

 

Reklamë

 Gjatë një konference për shtyp nga selia e qeverisë, ai i bëri thirrje Bashkimit Europian të reagojë ndaj këtyre deklaratave. I ashpër është treguar edhe ministri serb i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin, që ka deklaruar se Prishtina e Tirana kanë si qëllim bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, që do të çonte ne luftë në Ballkan. Një ditë më parë zedhenesja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic sqaroi se vendet e Ballkanit kanë të ardhme te qarte europiane dhe per te arritur kete duhen ruajtur marrëdhëniet e mira mes fqinjëve.

 

Më shumë video

Reklamë