E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vuçiç kundër Federatës: Ndeshjet me Shqipërinë dhe Anglinë nuk duhet të luhen në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka dalë kundër federatës e cila vendosi që ndeshjet kulifikuese të shtatorit dhe tetorit me Anglinë dhe Shqiëprinë, Serbia t’i luajë në stadiumin e Beogradit.

Në reagimin e tij Vuçiç thekson se nuk duhet të ishte ndryshuar stadiumi, ndeshjet duhet të ishin zhvilluar në Leskovac.

Reklamë

“Federata e Futbollit dhe të tjerët nuk arrijnë të përballojnë as 5 minuta presion nga Ambasada Angleze apo palë të tjera, që kërkuan zhvillimin e ndeshjes në Beograd. Pas dy ditëve presion, ata ndryshuan stadiumin, edhe pse ishte vendosur të luhej në Leskovac. Njerëzit e Leskovacit nuk kanë më pak vlerë se ata në Beograd. Madje, mendoj që edhe pse do të vijë Anglia, në stadiumin Marakana do të ketë vetëm 300 tifozë, sepse Beogradi nuk do t’ia dijë”, tha presidenti serb.

Vuçiç theksoi se nuk i ishte përgjigjur të paktën dhjetë kërkesave nga ambasadat, për ndryshimin e qytetit të ndeshjes.

Duke qenë se spostoi ndeshjen me “Tre Luanët”, federata vendosi që edhe sfidën e 11 Tetorit me Shqipërinë ta luajë në stadiumin “Rajko Mitić” të Cervena Zvezdës, me kapacitet rreth 52 mijë vende.

Në Leskovac ata luajtën kundër Andorrës dhe do të kthehen sërish në ndeshjen e nëntorit kundër Letonisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë