Pasi KFOR i ktheu përgjigje Serbisë se lejimi i forcave serbe në Kosovës është i pamundur ka reaguar edhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

 

Ky i fundit ka kritikuar përgjigjen e misionit duke thënë nuk i është përmbajtur rezolutës 12-44.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

 

PRESIDENTI I SERBISË

 

Në letrën e përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, KFOR  është përgjigjur se beson se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244. Por misioni nuk iu referua një pjese të Rezolutës, pasi nuk ka të drejtë ta refuzoje atë kërkesë. Ka bërë një gabim tjetër.

 

Vuçiç tha se tashmë siguria e serbëve në Kosovë mund të garantohet vetëm nga misionet që shërbejnë aktualisht aty.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

 

PRESIDENTI I SERBISË

 

Sa i përket kthimit të forcave tona në Kosovë, nuk kemi shumë për të bërë, ne mund të luftojmë për sigurinë e serbëve vetëm përmes atyre forcave që janë aty tani pikërisht për sigurinë e serbëve.

 

Presidenti foli edhe për sulmin ndaj dy serbëve në Kosovës duke thënë se kjo vjen si pasojë e frymës së krijuar nga regjimi i Kurtit.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

 

PRESIDENTI I SERBISË

 

Ato ishin të shtëna për shkak të urrejtjes ndaj popullit serb dhe fëmijëve serbë, një burrë i pa ata të veshur me pemën e Krishtlindjes dhe shtiu në drejtim të tyre. Problemet do të vazhdojnë për ne dhe gjithçka që po ndodh është rezultat i atmosferës që ka krijuar regjimi i Kurtit për një kohë të gjatë.

 

Kreu i shtetit serb e quajti të turpshme fushatën mbështetëse ndaj Azem Kurtajt, ish-ushtarit që qëlloi në drejtim të qytetarëve, madje akuzoi ashpër Rada Trajkoviçin si tradhtaren numër 1 të serbëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *