Bashkepunimi i vendeve te Ballkanit Perendimor me Mini-shengenin ka shqetësuar  zyrtarët e Bashkimit Evropian. Presidenti i serbisë Aleksandër Vucic, në një intervistë per mediat ka kritikuar Unionin duke thene se po pengon zhvillimin e rajonit.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

“Ne nuk kemi ndonjë qëllim të keq dhe ende mund të arrijmë shumë së bashku. Kjo ide shqetëson shumë në Evropë, dhe pse nuk duhet t’i shqetësojë ata? Nuk janë më ata që na menaxhojnë,ne tani vendosim për aftësinë tonë . Ne, popujt ballkanikë, kemi qenë shënjestra për të minuar fuqitë e mëdha. Ballkani u përket popujve ballkanikë. Sapo u kuptua mundësia reale e një marrëveshje midis serbëve dhe shqiptarëve, qendrat rajonale u angazhuan për të shkatërruar kete  mundësi, dhe ata patën sukses.”

 

I pyetur nese Beogradi mbeshtet liberalizimin e vizave për Prishtinën, kreu i shtetit serb u shpreh:

 

“Po, me entuziazëm dhe nuk do t’i shpjegoj arsyet, Dikush një herë me tha se ai e dinte pse Serbia ishte në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe Metohinë, sepse sipas tij ky vendim  ishte për shkak se ne ishim për integrimin evropian të tyre.’

 

Ndërkohë në lidhje me qëndrimin e Kosovës ndaj Mini-Shengen Aleksander Vucic tha se zyrtaret e Prishtinës nuk mund të kuptojnë se përfitimet e bashkëpunimit janë shumë të medha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *