E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Vuçiç: Kosova të tërheqë policinë ose do marrim masa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saj “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

“Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse jo, ne do të marrim masa”, tha Vuçiqçpas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr për shkak të masës së reciprocitetit për targat.

Pavarësisht se paralajmëroi masa, ai tha se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe të “sigurisë së popullatës serbe në Kosovë”.

Vuçiç tha se Serbia do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian nëse marrëveshja e Brukselit është e ligjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Reklamë

“Në muajin e ardhshëm, ne do të kërkojmë një përgjigje dhe heshtja e mundshme do të jetë një shenjë e qartë për ne se marrëveshja nuk ekziston dhe se ata nuk duan që ajo të pranohet”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se këtë mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore sesi duhet të duket një “zgjidhje kompromisi”.

“Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është një kompromis, por një zgjidhje që do të poshtëronte Serbinë”, tha Vuçiq./R.E.L

Më shumë video

Reklamë