E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Vuçiç: Kosova të kërkojë falje për sjelljen ndaj serbëve

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç paralajmëron refuzimin e dialogut nëse nuk hiqet taksa nga Kosova. Kreu i shtetit deklaroi prere se nuk do te lejoje kurrë poshtërimin e serbeve.

 

Aleksandar Vuçiç: Nuk ka vazhdim të dialogu pa e hequr taksën. Ne nuk jemi budallenj dhe nuk do të lejojmë të poshtërohemi dhe mashtrohemi. Së pari kërkim faljeje, pastaj e shohim se sa keni borxh për këtë provokim.

 

Reklamë

Vuçiç komentoi edhe vendimin e opozitës e cila nuk ka pranuar që të marrë pjesë në zgjedhjet 19 majit në katër komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës.

 

Presidenti tha se me këtë veprim ata e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës.

 

Deklaratat vijnë pak ditë pasi kancelaria gjermane Anglea Merkel, dhe presidenti i Francës Emanuel Macron, ftuan liderët e vendeve të Ballkanit në Berlin me 29 prill. Teme e diskutimit te jete edhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

 

Më shumë video

Reklamë