Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përpjekur të “zbusë” tonet pas paralajmërimit të bërë nga kryeministrja serbe në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

 

Duke folur për median serbe TV Pink, Vuçiç u shpreh se Kosova nuk po e kupton dimesionin e katastrofës që mund të nxitet.

 

Vuçiç tha se rajoni ndodhet në situatën ku Serbia duhet të mendojë çdo lëvizje të shteteve të tjera, ndërsa theksoi se ajo do të përpiqet që të ruajë paqen.

 

“Nuk dua ta përdor këtë fjalë (luftë), Ndërsa më duket se në Kosovë nuk po kuptohet dimensioni i katastrofës që mund të nxitet. I lus njerëzit atje t’i thërrasin mendjes. Jemi në situatën jo vetëm të luajmë shah me ata që kanë ndihmën e 10 pëshpëritësve, ashtu siç i kanë ata nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca. Dhe ne duhet të mendojmë jo vetëm se çfarë kush ka ndër mend, por a do të ngrehet dikush që ta godasë me tabelë (të shahut) veten dhe të tjerët. Kur e keni një kundërshtar të tillë të paparashikueshëm, ky gjithsesi që është problem”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *