Subscribe

Pas tensioneve mes Prishtines dhe Beogradit në lidhje me superoperacionin e një dite më parë në veri të kosovës, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç  duket se e ka zbutur tonet dhe është tërhequr nga deklarat e një dite më parë.

Kreu i shtetit serb tha se gazetarët e kanë keqkuptuar, pasi nuk e ka pasur fjalën për ndërhyrje  ushtarake.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

Nuk thashë në asnjë moment se Serbia do të “ndërhyjë ushtarakisht” nëse ka konflikte serioze në veri të Kosovës, por thashë që Serbia do të mbrojë popullin serb. Kam deklaruar se Serbia është e gatshme për të mbrojtur popullin e saj, mos shtoni fjalët që nuk kam thënë se ne nuk jemi duke shkuar në luftë,  por të ruajtë paqen me çdo kusht. Nëse dikush mendon se mund të bëjë një masakër kundër popullit tonë, nuk përmenda ndonjë ndërhyrje, ju i përmendët ato.

 

Presidenti shtoi se është i kujdesshëm për termat që përdor, ndërkohë që u shpreh skeptik për qëndrimet e Shteteve të bashkuara dhe bashkimit europian ceshtjen e Kosoves dhe dialogut mes dy vendeve.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

Do të ishte më e lehtë nëse fuqitë e mëdha të binin dakord mbi çështjen e Kosovës, por dyshoj se kjo do të ndodhte. 

Nuk eshte hera e pare qe Vucic korrigjon deklaratat e tij ne raport me Kosoven.

Edhe me pare ai eshte terhequr nga qendrimet fillestare duke fajesuar mediat se kane shtremberuar deklaratat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *