Situata e tensionuar në kufirin e Ukrainës pas rritjes së numrit të ushtarëve ruse dhe njohjen e dy rajoneve, mund të ndikojë negativisht edhe në Ballkanin perendimor.

 

Kështu u shpreh presidenti serb Vuçiç pas një bisedë telefonike që pati me homologun e tij francez, Macron .

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

 

“Ekziston frika se e gjithë kjo mund të përhapet në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë Ballkanin Perëndimor.Duhet të jemi të përgatitur në cdo rast pasi po na presin sfida politike, sigurie dhe ekonomike Si strukturat politike ashtu edhe ato të sigurisë në botë po shemben. Gjithçka që dinim deri dje nuk vlen më. Angazhimi ynë për paqen duhet të jetë i fortë ”

 

Në këto kushte, presidenti serb mblodhi këshillin e sigurisë ku urdhëroi ushtrinë  dhe policinë të jenë në gatishmëri.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

 

“Pas seancës i dhashë urdhër ushtrisë si Komandant Suprem që të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme në çdo kohë. Ne vazhdojmë të bëjmë atë që është më e mira për mbrojtjen e vendit. Pozicioni ynë nuk është i lehtë. Presioni politik ndaj Serbisë për shkak të vendimit të Putinit do të rritet.”

 

Vuçiç sqaroi se do të përballet me presione nga vendet perendimore për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ndërkohë, kremlini ka njoftuar se në ditët në vijim  këshilltari i sigurisë në Moskë, në ditët në vijim do të vizitojë Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *