E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vuçiç kërkon ndihmën e SHBA, për taksën 100 % të vendosur nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar këtë të martë me  ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott, që Shtetet e Bashkuara të shfrytëzojnë ndikimin e tyre politik dhe të paralajmërojnë Prishtinën se me veprimet e saj po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

 

“Këmbëngulja e Prishtinës në tatimin e mallrave nga Serbia Qendrore dhe për më tepër në formimin e Ushtrisë së Kosovës nxit shqetësim serioz në Serbi për të ardhmen e popullit serb në Kosovë”.

Reklamë

 

I njëjti ka cituar ambasadorin Scott të ketë thënë se me vendosjen e taksës, Prishtina ka shkelur dispozitat e marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA, dhe ka kërcënuar të ardhmen e rajonit. Scott po ashtu ka kujtuar që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që ta heqin taksën mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnjë Hervcegovina.

Vazhdo të lexosh

Reklamë