Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se zgjedhjet në veri përfaqësojnë një realitet krejtësisht të ri politik.

 

Në një konferencë për mediat, ai ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa ka theksuar se me Prishtinën nevojitet një dialog i vërtetë.

 

“Ajo që është interesante është se në komunën e Zubin Potokut nuk ka marrë pjesë asnjë serb, në Mitrovicë dy persona, në Leposaviq 7 dhe katër në Zveçan. Ky nuk është dialog, ne na duhet bisedime të vërteta me shqiptarët, duhen bisedime reale me evropianët, ne duhet të jemi në rrugën evropiane”.

 

Vuçiç ka përsëritur edhe njëherë se do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, ndërsa kritikoi edhe bashkësisë ndërkombëtare.

 

“Që të mos ketë interpretime të ndryshme, do të votojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, të ashtuquajturës Kosovë, dhe ndaloni të na gënjeni dhe mashtroni më. Kjo është gjithçka që kam për t’u thënë atyre nga Evropa dhe bota që mendojnë se kanë të drejtë të na gënjejnë dhe të na mashtrojnë dhe t’i interpretojnë gjërat ashtu siç e shohin të arsyeshme dhe jo si është e shkruara apo rënë dakord”.

 

Ndërkohë Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se në më pak se 24 orë, Serbia ka shkelur dy nene të Marrëveshjes së Ohrit, duke iu referuar pikërisht lobimit të Beogradit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *