E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Vuçiç i vendosur: Dialogu me Kosovën pas taksës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, këtë të enjte është shprehur se beson se bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë me thirrje racionale në Prishtinë për të hequr dorë nga taksa ndaj mallrave serbe.

 

Në një bisedë me drejtorin politik të Zyrës së Jashtme për çështje politike, Richard Moor, Vuçiç tha se Serbia do të jetë menjëherë e gatshme të rifillojë bisedimet me Prishtinën pas heqjes së këtyre taksave.

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur disa herë se heqja e taksës do të ndodhë vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Vazhdo të lexosh

Reklamë