E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 9 minuta më parë
Politikë

Vuçiç i “qahet” Rusisë/ Peskov: Situata shumë e tensionuar, po e ndjekim nga afër

epa07529241 Russian President Vladimir Putin (R) shakes hands with Serbian President Aleksandar Vucic (L) during a meeting on the sidelines of the Second Belt and Road Forum for International Cooperation (BRF) in Beijing, China, 26 April 2019. China hosts the Second Belt and Road Forum for International Cooperation (BRF). EPA-EFE/ALEXEY NIKOLSKY / SPUTNIK / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Vetëm një ditë pas sulmit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i policisë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandër Bocan-Harchenko.

 

Teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale me diplomatin rus, kreu i shtetit serb ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për  “spastrim etnik” me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

 

Reklamë

ALEKSANDER VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

“Bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Rusisë. Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E informova ambasadorin rus për faktin se në Kosovë po kryhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare.”

 

Po ashtu ka reaguar  dhe kremlini zyrtar nepermjet zedhenesit Dmitry Peskov  i cili  ka theksuar se Rusia po e ndjek nga afer situaten ne veri.

 

DMITRY PESKOV

ZEDHENES I KREMLINIT

 

“Gjendja është tejet e vështirë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”.

 

 

Mbrëmjen e se  dielës presidenti serb bëri përgjegjës Albin Kurtin për situatën e krijuar, duke thënë se “disa serbë të Kosovës” u rebeluan dhe ngritën barrikada që mos të vuajnë më terrorin e qeverisë. Kreu i shtetit Serb përsëriti po ashtu qëndrimin e tij se Beogradi nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet të pavarur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë