E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vuçiç: I befasuar nga emërimi i Grenell

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur i befasues lajmi i emërimit të Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Vuçiç pas një takimi në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe, është shprehur se bisedimet ndërmjet Prishtnës dhe Beogradit janë zhvilluar nën ombrellën e Bashkimit Eropian dhe se përfaqësues i posaçëm ka qenë Mattheë Palmer.

 

Reklamë

“Presidenti amerikan, Donald Trump, tashmë ka bërë një emërim të ri dhe unë menjëherë sot do të kem një bisedë telefonike me ambasadorin Grenell. Ai, padyshim se është njeri serioz dhe ka besimin e presientit Trump. Pra, do të shohim se në çfarë drejtimi do të shkojë”.

 

Emërimi i ambasadorit Grenell është mirëpritur nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në për Ballkanin Perëndimor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë