Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën. Presidenti Aleksandër Vuçiç theksoi Beogradi ndodhet në një situatë të vështirë pasi 22 vende evropiane mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse dypalëshe. Megjithatë, Seria është e gatshme të vijojë bisedimet.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

“Unë besoj se pozicioni ynë bazohet në respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, në baza të forta ligjore. Pozicioni ynë nuk është i lehtë, është e qartë se kemi pikëpamje të ndryshme për Kosovën dhe Metohinë në raport me 22 vendet anëtare. Ne ishim të gatshëm për dialog në maj, në qershor, ne jemi gjithmonë të gatshëm për të zgjidhur këtë konflikt.”

 

Kreu i shtetit serb nënvizoi se palët duhet të angazhohen për të mos lejuar vazhdimin e konfliktit.

 

“Konflikti i ngrirë nuk është i mirë për rajonin. Shikoni se si përfundon, çdo pesë vjet dikush e shkrin atë. Nuk duhet t’ia lejmë brezave të ardhshëm por ne duhet te bëjmë  një kompromis. Nuk mund t’ju garantoj se do kemi sukses sepse duhet të jetë edhe pala tjetër e gatshme për kompromise.”

 

Këto deklarata presidenti serb i bëri në konferencën e përbashkët me presidentin slloven, Borut Pahor, i cili tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është e domosdoshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *