Vuçiç: Formimi i Ushtrisë së Kosovës çon drejt një katastrofe

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka reaguar pas deklaratave të krerëve insitucionalë kosovarë se transformimi i FSK-së, do të ndodhë gjatë muajit dhjetor.
Vuçiç është shprehur se dikush do që të ‘uzurpojë’ pjesën veriore të Kosovës dhe se secili prej zyrtarëve po aktron kinse nuk e dinë se çfarë po ndodhë.
“Është e ngadalshme, mirëpo kjo dërgon në një katastrofë totale”.
Gjithashtu ai ka reaguar edhe për iniciativën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri për bashkimin e këtij qyteti. Sipas presidentit serb, dikush duhet që këto problem t’ua adresojë ndërkombëtarëve, dhe se dikush duhet të merret me të njëjtat.
Ndërkohë këtë të premte në Kuvendin Komunal të Mitrovicës u miratua me 31 vota pro nisma e kryetarit të kësaj komune, Agim Bahtiri, për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativ për kufijtë e qytetit.




