Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se nuk është optimist për takimin e nesërm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai shtoi se nuk ka dyshim se situata është më e vështira e 10 viteve të fundit dhe se problemi nuk është vetëm tek targat.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ
PRESIDENTIT I SERBISË

Unë do të shkoj në Bruksel, jo sepse mendoj se mund të arrijmë diçka por për të mos u dhënë atyre arsyen për të fajësuar Serbinë se nuk dëshiron të marrë pjesë në bisedime. Ne thamë se Kosova duhet të formojnë Asosacionin në përputhje me propozimin e Serbisë dhe të anulojë vendimi për targat.

 

Vuçiç shtoi se nuk e di pse është ftuar në Bruksel pasi sipas tij është Kosova ajo që duhet të pyetet për veprimet e saj.

 

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ
PRESIDENTIT I SERBISË

Ne bëmë gjithçka që mundëm, tani u takon atyre të bëjnë pjesëne tyre. Nuk mendoj se do ndoshë diçka. Nëse Kurti do të donte ta shtynte vendimin, do ta shtynte më herët. Por shkoj në Bruksel sepse na kanë thirrur vendet më të fuqishme, me të cilat nuk është mirë të jemi në konflikt, sepse ne duhet të ruajmë paqen dhe stabilitetin.

 

Takimin mes dy liderve e njoftoi dy ditë më parë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i cilia tha se Vuçiç dhe Kurti janë ftuar në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për situatën më serioze që nga viti 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *