Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 March 2026
Vizion fokus

Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen e Mesme!...

Rusia përfshihet indirekt në luftë, ndihmon Iranin në sulmet...

Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do të zgjasë...

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Irani parlajmëron sërish Evropën: Nëse përfshiheni, do të jeni...

Dronët iranianë godasin edhe Irakun

Lufta në Lindjen e Mesme, më shumë se 200...

Meloni bisedë telefonike me Macron, Starmer dhe Merz! Thirrje...

Sanchez: Lufta në Iran është një gabim i madh

Projekti “EU4LEA”, Gonzato në krah të Braho: Për të...

Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

28 Shkurt 13:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se sulmi i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit do të ketë, siç u shpreh ai, “pasoja të gjera në skenën politike botërore” dhe se, në përputhje me këtë, Serbia duhet ta ruajë lirinë dhe pavarësinë e saj, por njëkohësisht t’i forcojë kapacitetet mbrojtëse.

Reagimi i tij vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur sulme në disa qytete të Iranit. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka konfirmuar sulmet dhe është zotuar se do të eliminohet “kërcënimi nga regjimi iranian”.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka nisur të kundërpërgjigjet me raketa në drejtim të shtetit të Izraelit dhe disa vendeve tjera në Lindje të Mesme.

Për më shumë hollësi rreth zhvillimeve në Iran, ndiqeni blogun tonë këtu:

Duke folur për televizionin Informer, një media proqeveritare, Vuçiç tha se “beteja kryesore do të zhvillohet për ndryshimin e Qeverisë në Iran”, duke e krahasuar situatën me ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugosllavi më 1999 dhe me rrëzimin e regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, i cili nisi luftërat në ish-Jugosllavi dhe e çoi vendin drejt izolimit ndërkombëtar.

“E gjithë kjo po realizohet siç ndodhi në Serbi. Gënjyen gjatë gjithë kohës se bëhej fjalë për katastrofë humanitare, ndërsa thelbi ishte në dy gjëra – e para, ndryshimi i regjimit në Beograd dhe, e dyta – thelbi i gjithë veprimit të NATO-s, sigurimi i pavarësisë së Kosovës. Pra, kjo është një përpjekje për të marrë pushtetin e plotë në Iran dhe për ta orientuar Iranin, siç do të thoshin ata, drejt vlerave perëndimore”, tha Vuçiç.

Përgjatë fjalës së tij, presidenti serb përmendi edhe blerjen e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore.

“Do ta ruaj paqen, por kjo varet edhe nga sa i fortë je. Ne do të sigurojmë sisteme jashtëzakonisht të fuqishme. Po e shqyrtojmë seriozisht këtë, kemi mbrojtje shumë-shtresore”, tha Vuçiç.

Ndërhyrja e NATO-s në Jugosllavi u ndërmor pas përndjekjes dhe krimeve të forcave serbe kundër popullsisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, të cilat u vërtetuan me vendime të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

Pas bombardimeve të NATO-s, ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008. Beogradi nuk e njeh Kosovën edhe sot.

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
Iran NATO Vucic

Nga e njëjta kategori

Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen e Mesme! S’do përfshihemi në konflikt

më shumë...

Rusia përfshihet indirekt në luftë, ndihmon Iranin në sulmet ndaj trupave amerikane

më shumë...

Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do të zgjasë 4 deri në 6 javë

më shumë...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim kërkesën e Kuvendit të Kosovës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen...

10:25

Rusia përfshihet indirekt në luftë, ndihmon Iranin...

10:22

Pse gratë e ndiejnë dhimbjen më gjatë...

10:04

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose...

9:48

Kisti në veshka, kur është i padëmshëm...

9:16

Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do...

9:09

Problemet me aciditetin e stomakut gjatë agjërimit,...

8:36

Kosova drejt zgjedhjeve? Spahiu: Vendimi i Osmanit,...

8:08

Gjermania tërheq forca shtesë të Bundeswehr-it nga...

8:07

Zgjedhja e Presidentit nga populli, Gjykata Kushtetuese...

7:16

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa...

7:08

Irani parlajmëron sërish Evropën: Nëse përfshiheni, do...

6:53

Dronët iranianë godasin edhe Irakun

6:40

Lufta në Lindjen e Mesme, më shumë...

6:26

Meloni bisedë telefonike me Macron, Starmer dhe...

6:19

Sanchez: Lufta në Iran është një gabim...

5:48

Projekti “EU4LEA”, Gonzato në krah të Braho:...

5:39

Trafikuan kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë, SPAK...

5:37

Infdonezia do të ndalojë platformat online dhe...

5:32

Muçi i “mbyll derën” rithmimit te Beshiktash:...

Më të klikuarat

  • Djali i biznesmenit ukrainas rrëmbehet dhe vritet brutalisht...
  • Aksident në aksin Shënkoll–Rrilë, dy të lënduar, njëri në gj...
  • Protestë në mbrojtje të ujit, banorët e gjashtë fshatrave në...
  • Lufta në Iran, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar për rritjen...
  • “Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Ira...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.