Subscribe

“Serbia e di çmimin që duhet të paguajë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Kosovën”. Kështu është shprehur presidenti serb gjatë një interviste për mediat në Beograd, ku thekson se do të luftojë deri në fund për të zgjidhur këtë çështje.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

                                                  

“Kam hyrë në atë që është më e vështirë. Unë jam i gatshëm dhe unë e di se çfarë çmimi duhet paguar për të propozzuar atë që disa serbë nuk kanë dëshirë ta dëgjojnë. Çdokush do të vendosë në letër. Por unë do luftoj për aq sa mundem. Motivi im nuk është paraja, pasuria, por një përpjekje për të zgjidhur problemin”

 

Lidhur me reagimit ndërkombetare per korigjimin e kufijeve Vuçiç rikujtoi se vendet perëndimore e kanë njohur Kosovën me kufijtë ekzistues.

 

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me anë të një postimi në Tëitter këtë të premte, bën të qartë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të finalizohet me njohjen reciproke mes dy vendeve.

 

“Fundi I dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe demarkacionin e 400 km të kufirit mes dy vendeve, duhe të sigurojë njohjen reciproke dhe antarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata të tjera. Komentet e tjera lidhur me këtë çështje, janë të pakuptimta ose të rreme”

 

Nga ana tjetër kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një takimi me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç, theksoi edhe njëherë se në Ballkan nuk do të ketë ndryshim të kufijve.

 

Ndryshe nga pozicioni I Gjermanisë për idenë e Hashim Thaçit që do të propozohet në Bruksel në kuadër të dialogut të lartë me presidentin serb Vuçiç, SHBA-të kanë theksuar edhe njëherë se qëndirmi i tyre nuk ka ndryshuar.  Këtë e ka bërë të ditur Diplomati amerikan Philip Kosnett, i emëruar nga presidenti Donald Trump si ambasador i ardhshëm në Kosovë, gjatë dëshmisë së tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Kosnett thekson se administrata e trump mbështet një zgjidhje të propozuar nga Prishtina e Beogradi, synimi I të cilës do të jetë ruajtja e stabilitetit.

 

PHILIP KOSNETT

DIPLOMATI AMERIKAN

 

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes dy vendeve. Mendojmë se ka rëndësi kritike që të dyja vendet të avancojnë për të kapërcyer tensionet e vjetra. Ne besojmë se është me rëndësi kritike që dy vendet të jenë në gjendje të diskutojnë ide të reja. Kjo nuk është fjalë-kod për të mbuluar idenë e shkëmbimit të territoreve. Ne duam të shohim se çfarë idesh do të paraqesin dy qeveritë. Synimi ynë strategjik afat-gjatë është të shohim stabilitet në rajon, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra mes dy vendeve në forma që forcojnë lidhjet e dy vendeve me Perëndimin.

 

Muaji shtator duket se do të jetë vendimtar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ku të dy vendet do të paraqesin propozimet e tyre.

 

Sipas aludimeve të mediave në Kosovë, Prishtina zyrtare mund të shmkëmbejë një pjesë të Mitrovicës me Luginën e Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *